Politike15 Maj 2019, 18:45

“Jemi në prag të grushtit të shtetit”! Basha bën paralajmërimin e fortë: Rama t’i hapë rrugë qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi në prag të grushtit të shtetit”! Basha bën

"Jemi në prag të grushtit të shtetit"! Basha bën paralajmërimin e fortë: Rama t'i hapë rrugë qeverisë trazitore, s'ka zgjedhje!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në prag të një grushti shteti. Sipas tij, e gjithë Evropa e ka marrë vesh se Edi Rama ka blerë votat e zgjedhjeve të 2017, në bashkëpunim me kriminelët.

Pas mbledhes së Kryesisë së PD, Basha ka paralajmëruar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, duke i bërë thirrje Ramës të pranojë qeverinë tranzitore.

“Forumet e larta të PD kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit, ku ndodhet vendi, pas asgjësiimit të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sot e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka kuptuar se makthi i Edi Ramës është zbardhja e dosjeve, që zbulojnë përfshirjen direkte të Ramës në vjedhjen e votave, në bashkëpunim me krimin.

Në përgjimet e Dibrës është edhe vetë Edi Rama, duke komunikuar me zyrtarët e lartë. Gjylameti do ishte në të pandehurit kryesor, pasi është edhe vetë pjesë e dosjes. Nuk ka njeri në Evropë që s’e ka marrë vesh se Rama ka blerë votat e 2017. Parlamenti është i diktuar nga krimi, jemi para grushtit të shtetit. Në këto kushte, duhet t’i hapet rrugë qeverisë trazitore. Zgjedhje nuk do të ketë”, ka thënë Basha.

Politike Lulzim Basha