Kronike11 Qershor 2018, 10:42

”Jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjasonin atyre”. Krimet e Rënda marrin v

Shkruar nga Pamfleti
”Jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë prindërit, por dy

''Jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjasonin atyre''. Krimet e Rënda marrin vendimin për Qemal Selën

Të enjten e datës 7 qershor një krim i rëndë tronditi qytetin e Peshkopisë, ku Qemal Sela i sapo kthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain. Por në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai ka thënë: “Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjanin mamit e babait”. Ka qenë kjo deklaratë e tij që ka detyruar trupin gjykues të vendos shtrimin e detyrueshëm në spitalin psikiatrik. Në sallë ai nuk ka pranuar të mbrohet me avokat dhe ka shpërthyer në akuza:

 

“Ju jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë njeri”.

 

Burime për ‘’Ora News’’ thonë se ai kishte pasur një debat me prindërit Flamur Sela dhe Zeqimete Sela mbi të ardhurat nga puna në Angli dhe pronësinë e shtëpisë së kthyer në hotel pranë Llixhave të Dibrës.

 

Ky dyshohet të jetë motivi i krimit, por as vëllai i autorit nuk është në gjendje ta thotë.

 

Pasi në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se në kohën e ngjarjes nuk ka qenë në shtëpi.

 

Motra 14 vjeçare nga ana tjetër po trajtohet me psikolog.

 

Policia e  Dibrës mësohet se nuk ka marrë dëshmi të vlefshme as nga qytetarët që ndodheshin në hotel apo fqinjët, të cilët thonë se e njihnin shumë pak 26 vjeçarin që ishte larguar në Angli që në moshën 19 vjeçare.

Kronike Gjykata e Krimeve të Rënda Qemal Sela