Jeni të bindur se keni kaluar një ditë ters? Shikoni më parë këto foto!

Jeni të bindur se keni kaluar një ditë ters? Shikoni më parë këto foto!

Shumica e njerëzve kurrë nuk presin që dita e tyre të shkojë më keq se të vonohen për në shtëpi nga puna ose kur harrojnë ndonjë send të rëndësishëm në shtëpi.



 

Megjithatë, një galeri qesharake me foto të shpërndara në “Diply” zbulon që shumë njerëz përjetojnë ditë që sfidojnë kufijtë e asaj që mund të konsiderohet si një ‘dita më e keqe’.

 

Një person u turpërua publikisht në Twitter pas vendosjes së një fotoje ndërsa hëngri mbështjellësin e hamburgerit të McDonald’s. Një person tjetër u la pa fjalë pasi një gabim drejtshkrimor i dëshmoi të dashurës së tij të mundshme që ai kurrë nuk do mund të ishte besnik.

 

Të tjerë ndanë momentin kur e gjetën veten në një situatë të rrezikshme, me pajisje të mbërthyera në vende të parehatshme dhe me teknologjinë që nuk funksiononte në mënyrën e duhur.

 

Këtu janë imazhet që tregojnë njerëzit në situata ‘jo komode’: /PamfletiMAGAZINE