Showbiz21 Tetor 2019, 13:48

Jennifer Lawrence martohet në fshehtësi të plotë, dasma në një kështjellë

Shkruar nga Pamfleti
Jennifer Lawrence martohet në fshehtësi të plotë, dasma

Jennifer Lawrence është martuar. Ylli hollivudian i ka thënë ‘po’ koleksionistit të artit  Cooke Maroney, të cilin e ka njohur rreth një vit më parë. Ceremonia është zhvilluar në privatësi të plotë në një kështjellë në  Newport, në  Rhode Island. Sipas revistës  “People” është zhvilluar ceremonia në një lloj kopshti dimëror. Mes 150 të ftuarve ishin edhe  Adele, Emma Stone, Cameron Diaz dhe Sienna Miller.

Siç ishte njoftuar edhe më parë, ceremonia ishte tejet e blinduar. Në ndërtesën gjigandet të viteve 1800, projektuar nga Richard Morris Hunt (dhe sipas legjendave, të mbushur me fantazma ),  Lawrence kurorëzoi ëndrrën e saj të dashurisë duke i thënë “lamtumirë“ shqetësimeve të dashurisë që kanë karakterizuar jetën sentimentale për shumë kohë.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë, dita nisi me një barbecue para ceremonisë, për të vazhduar me një kokteil, darkën dhe festën deri në natën e thellë. Shumë vetë u vendosën jashtë kështjellës, duke u përpjekur të kapin diçka nga eventi dhe nga të ftuarit, por këta erdhën të gjithë të mbuluar nga çadra për të evituar blicet e paparacëve dhe kuriozëve.

Showbiz dasma në një kështjellë Jennifer Lawrence martohet në fshehtësi të plotë