Aktualitet19 Tetor 2018, 12:42

Jepet vendimi për Stresin, gjykata iu ‘thyen’ zemrën të gjithë fansave të reperit

Shkruar nga Pamfleti
Jepet vendimi për Stresin, gjykata iu ‘thyen’ zemrën

Jepet vendimi për Stresin, gjykata iu 'thyen' zemrën të gjithë fansave të reperit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për reperin e njohur, Arkimed Lushaj, Stresi. Gjykata ka lënë pas hekurave Stresin, në seancën e sotme për rivlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, që ishte dhënë në mungesë paraditen e së mërkurës.

Kjo gjykatë, me vendimin nr.1972 të datës 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, Policia tha se arrestimi i Stresit ishte kryer gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, i dyshuar si një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Arrestimi u krye nga Njësia Hetimore e Task- Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Policia tha mbrëmjen e së mërkurës se ndalimi i 31-vjeçarit Arkimed Lushaj u bë pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal.

Aktualitet arrest me burg Stresi