Showbiz16 Gusht 2019, 13:16

Jeta e Lady Diana tani edhe shfaqje muzikore në Broadway

Shkruar nga Pamfleti
Jeta e Lady Diana tani edhe shfaqje muzikore në Broadway

Pasi kinemaja ka treguar historinë e Princeshës së Trishtuar (“Diana – Historia sekrete e  Lady D.” me Naomi Watts), tani radhën e ka teatri.

Muzika, kënga dhe vallëzimi, do përpiqen tani të rrëfejnë marrëdhënien e dhimbshme të  Lady Diana me bashkëshortin dhe familjen mbretërore. Shfaqja muzikore e titulluar thjesht  “Diana” do zbresë në Broadway në mars të 2020.

Në trupën e aktorëve do jenë Jeanna de Waal (Lady Diana), Roe Hartrampf (princi Karl), Erin Davie (Camilla Parker Bowles) dhe Judy Kaye (Mbretëresha Elisabetë).

Spektakli është shkruar nga Joe Dipietro dhe David Bryan, të cilët janë fituar një çmim ‘Tony’ për shfaqjen muzikore “Memphis”.

Showbiz