Bota24 Prill 2019, 11:00

”Jeta ime dhe e familjes sime janë në rrezik”, Rada Trajkoviç kërkon të merret në mbrojtje nga Policia

Shkruar nga Pamfleti
”Jeta ime dhe e familjes sime janë në rrezik”, Rada

''Jeta ime dhe e familjes sime janë në rrezik'', Rada Trajkoviç kërkon të merret në mbrojtje nga Policia

Rada Trajkoviç tha për të përditshmen serbe “Politika” se ajo ka kërkuar mbrojtje nga MUP-i i Serbisë, sepse thotë se siguria e saj dhe e familjes janë në rrezik.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova deklaroi se asaj i tha policia se do t’i jepet mbrojtje dhe ka shtuar se pret që t’i kumtohet se çfarë lloj të mbrojtjes do të marrë.

E pyetur se a është e vërtetë se për shkak të saj i janë zgjatur masat e ndalimit Nedeljko Spasojeviç dhe Marko Roshiç, të cilët janë arrestuar për përfshirje të dyshuar në vrasjen e Oliver Ivanoviç, dhe nëse si të dyshuar për vrasjen i ka përmendur dhe emrat e Zvonko Veselinoviç dhe Milan Mihailoviç, ajo ka thënë se zgjerimi i hetimeve ndaj Veselinoviç dhe Mihajloviç “ i kërkoi Prokuroria speciale e Kosovës, në bazë të deklaratave apo dëshmisë së personit i cili është një dëshmitar i mbrojtur”.

Trajkoviç gjithashtu pohon se dëshmitari është regjistruar me numër dhe shifër dhe se askush nuk e di identitetin e tij, dhe as ajo, si dhe nuk e kupton pse po zhvillohet një fushatës kundër saj, raporton B92, transmeton zeri.info.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç ka thënë më herët sot se Spasojeviç dhe Roshiç mbahen në burg pa të drejtën për gjykim të drejtë dhe asnjë provë, dhe nuk ka kredibilitet në bazë të deklaratave dhe dëshmive, të tilla si ato të bëra nga Rada Trajkoviç./ZËRI

Rajoni Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova Rada Trajkoviç