Showbiz15 Prill 2018, 21:10

Jeta sedentare dëmton trurin në pjesën që është përgjegjëse për kujtesën

Shkruar nga Pamfleti
Jeta sedentare dëmton trurin në pjesën që është

Jeta sedentare dëmton trurin në pjesën që është përgjegjëse për kujtesën

Jeta sedentare dëmton edhe trurin. Të rrish ulur për një kohë të gjatë, rrit mundësinë e prekjes nga sëmundjet e zemrës, të diabetit dhe vdekjes së parakohshme.

Studimet e fundit kanë zbuluar se jeta sedentare lidhet me një zonë të trurit që ka lidhje me kujtesën.

Studimi i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles është publikuar në revistën “Plos One”.

Pas analizimit të të dhënave mbi stilin e jetesës së 35 personave të moshës 45-75 vjeç, ata iu nënshtruan rezonancës magnetike.

Rezultatet treguan se jeta sedentare lidhje me hollimin e lobit temporal të mesëm. Studiuesit zbuluan se, aktiviteti fizik edhe në nivele të konsiderueshme është i pamjaftueshëm për të kompensuar efektet e dëmshme të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Studiuesit thonë se do të thellohen në këtë lloj studimi për të parë se si ndikojnë karakteristikat individuale si gjinia, raca apo peshat në shëndetin e trurit, kur është fjala për lidhjen me jetën sedentare.

Hollimi i lobit temporal të mesëm mund të jetë fazë fillestare e nisjes së rënies së funksionit konjitiv të trurit, si dhe demencës në moshat e mëdha.

Jeta sedentare dhe ndikimi i saj te truri mund të jenë sipas studiuesve një objektiv i mundshëm për ndërhyrjet e projektuara për përmirësimin e shëndetit të trurit te personat e rrezikuar nga Alzajmeri.

Lifestyle Jeta sedentare Kujtesa Truri