Aktualitet16 Tetor 2019, 20:52

Jetuan 9 vite në një bodrum, dalin detaje të tjera nga familja e izoluar në Amsterdam

Shkruar nga Pamfleti
Jetuan 9 vite në një bodrum, dalin detaje të tjera nga familja e

Vëllai 25-vjeçar që ndihmoi fëmijët e tjerë të familjes të shpëtojnë nga izolimi 9-vjeçar brenda një ferme ka dalë në foto për herë të parë.

Policia tha se fëmijët dhe babai i tyre po mbaheshin në një fermë rreth 100 km larg Amsterdamit, në Holandë.

Fëmijët u gjetën bashkë me babain në një dhomë të fshehur në qilarët e fermës.

Policia zbuloi se djali i madh kishte dalë edhe më herët nga shtëpia, dhe kishte nisur të postonte sërish foto në Facebook, siç kishte bërë 9 vite më parë.

Një burrë 58-vjeçar,  që nuk është babai i familjes, u arrestua të martën, por roli i tij ende nuk dihet.

Ferma ishte e marrë me qira dhe i zoti i fermës tha se pagesa ishte kryer gjithnjë në kohë dhe ai nuk dinte gjë që në pronë jetonin edhe njerëz të tjerë përveç personit që paguante qiranë.

I zoti nuk dinte as që qilari ishte kthyer në vendbanim, me dhoma të ndryshme.

Ferma ishte 200 metra nga rruga më e afërt dhe e rrethuar me pemë./T.ch/

Sociale dalin detaje të tjera nga familja e izoluar në Amsterdam Jetuan 9 vite në një bodrum