Bota19 Prill 2019, 22:23

Joe Biden, rivali i Trump në kampin republikan për Presidencialet e rradhës

Shkruar nga Pamfleti
Joe Biden, rivali i Trump në kampin republikan për Presidencialet e

Rrjeti amerikan i lajmeve CNN raporton se Joe Biden do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për president të Amerikës, javën që vjen. Kjo do të jetë hera e tretë që Biden do të bë jë këtë gjë.

Nuk dihen detaje të mëtejshme, por media prestigjoze merr vesh se stafi i ngushtë i Biden ka muaj që punon për kandidimin e ish-zv.presidentit të vendit. Greg Schultz, njeriu që udhëheq fushatën e Biden u shpreh se çdo gjë po shkon sipas planit.

Në fillim të muajit, Biden kishte deklaruar publikisht se brenda prillit do të bëjë të ditur kandidaturën e tij për të qenë njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë. Biden u shpreh se për çdo veprim që kryen në raport me kandidimin, do të flasë me avokatët e tij.

Bota