Bota15 Prill 2019, 15:44

Johannes Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi siguron stabilitetin në rajon

Shkruar nga Pamfleti
Johannes Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi siguron stabilitetin në

Komisioneri Evropian për Zgjerim ka kërkuar dhe një herë tjetër përkushtim nga Serbia dhe Kosova për të arritur një marrëveshje sa më shpejt.

“Dialogu Kosovë-Serbi është në interes të progresit dhe stabilitetit evropian.” – shkruan Hahn në Twitter. Hahn nuk ka harruar të përsërisë qëndrimin e BE-së përtarifat që Kosova i ka vendosur Serbisë, që sipas tij nuk i ndihmojnë aspak zgjidhjes së ngërçit.

Pak kohë më parë gjatë debatit mbi Serbinë, në Parlamentin Evropian, Hahn u deklarua edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Të dyja palët duhet të vazhdojnë dialogun. Nuk ka asnjë alternativë tjetër në qoftë se ata duan të përparojnë në rrugën drejt BE-së. Asnjë vend nuk mund të bashkohet në BE pa zgjidhur çështjet dypalëshe. Për Serbinë do të thotë se duhet të përfundojnë marrëveshjet me Prishtinën përpara se t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, ka thënë Hahn.

Bota