Showbiz 9 Tetor 2019, 10:47

Johnson & Johnson detyrohet të paguajë 8 miliardë dollarë, një ilaç i kompanisë rriti gjoksin e një burri

Shkruar nga Pamfleti
Johnson & Johnson detyrohet të paguajë 8 miliardë

Një juri në Filadelfia ka urdhëruar firmën ‘Johnson & Johnson’ të paguajë 8 miliardë dollaë për dëmet që i ka shkaktuar një burri i cili përdori një ilaç antipsikotik ‘Risperdal’ kur ishte fëmijë, gjë që i ka shkaktuar gjinekomasti, apo e thënë ndryshe rritje të gjoksit.

Ky është sanksioni më i rëndë deri më sot që i është vënë kompanisë ndërkombëtare farmaceutike amerikane në mbi 13.000 aksione ligjore të ndërmara ndaj Risperdal-it.

Në paditë për  Johnson & Johnson kompania është akuzuar se është e ndërgjegjshme për rreziqet por nuk ka lajmëruar mjekët dhe pacientët. Shoqëria është çuar në gjyq nga Nicholas Murray, një pacient që ka shfaqur shqetësim pasi u kurua me Risperdal, produkt që përdoret për trajtimin e skizofrenisë dhe çregullimeve bipolare.

Shuma është cilësuar si e tepruar në krahasim me dëmshpërblimin fillestar, fiksuar si  680 mijë dollar nga vetë  Johnson & Johnson, në një deklaratë.

“Shoqëria ka besim se vendimi do ndryshojë”, konfirmon ndërmarrja, duke e cilësuar verdiktin si të ‘pa justifikuar dhe të nxituar’.

Risperdali, i aprovuar për trajtimin e të rriturve nga ‘Food and Drug Administration’ amerikane në vitin 1993, ka realizuar shitje rreth 737 milionë dollarë në vitin 2018.

Lifestyle Johnson & Johnson detyrohet të paguajë 8 miliardë dollarë një ilaç i kompanisë rriti gjoksin e një burri