Sport29 Mars 2018, 16:39

Jorginho: Dua të pushtoj seria A me Napolin

Shkruar nga Pamfleti
Jorginho: Dua të pushtoj seria A me Napolin

Jorginho: Dua të pushtoj seria A me Napolin

orginho është rrëfyer se ishte spektakolare të merrte elozhe nga trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola-s por insiston se ai do të pushtojë Serie A me Napolin.

“Guardiola? Nëse merr komplimente për punën që po bën, është diçka e mirë. Nëse e merr nga një trajner i cili është shumë i rëndësishëm në botën e futbollit, është diçka spektakolare dhe jam shumë mirënjohës,” vijon ai për median braziliane pas barazimit 1-1 të Italisë me Anglinë.“Patjetër që është si rezultat i punës së madhe, por është edhe për shkak të shokëve të ekipit te Napoli. Për sa i përket të ardhmes, kanë mbetur dy muaj të vështirë të një sezoni të luftuar.

“Jam shumë i fokusuar pasi mendoj se gjërat e tjera të marrin shumë energji.“Nuk dua të shpenzoj energji pasi dua të mundohem të hyj në historinë e Napolit dhe të pushtoj këtë kampionat.”

Sport Jorginho: Dua të pushtoj seria A me Napolin