Sport12 Nëntor 2018, 18:40

Josa akuzon drejtuesit e Tiranës: S’kanë faj trajnerët!

Shkruar nga Pamfleti
Josa akuzon drejtuesit e Tiranës: S’kanë faj trajnerët!

Mirel Josa shprehet i shokuar me vendimin e Uefa-s për Skënderbeun

Mirel Josa ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” në ndeshjen e sotme midis Kukësit dhe Teutës. Në përfundim të takimit, trajneri i Prishtinës foli para gazetarëve në lidhje me Superioren në përgjithësi dhe veçanërisht ish-skuadrën e tij, Tiranën. 

TIRANA – “Eksperiencën time te Tirana e quaj një ndër dështimet e karrierës sime. Kjo dhe për fakt të karakterit tim, që nuk ma lejoi të veproja në momente të caktuara ashtu siç e mendoja. Por këtë gjë duhet t’ia lemë kohës, ajo do të tregojë se çfarë po ndodh e çfarë ka ndodhur te Tirana dhe se kush janë fajtorët. Për mua Tirana është skuadra emblemë në Shqipëri, por aty duhet të dinë të menaxhojnë situatat. Te Tirana nuk kanë faj trajnerët.”

“Nuk besoj se Ardi (Mema) ka gabuar që mori përsipër këtë detyrë. Por, problemi është që, qëllimet e njerëzve që drejtojnë Tiranën cilat janë. Duhen zbardhur mirë qëllimet, që klubi të ketë një ecuri sa më të mirë. Këtu nuk flitet për individët, qoftë për president ose për njerëzit mbrapa presidentit. Këtu flitet vetëm për qëllimet që njerëzit kanë për klubet që drejtojnë. Nuk duhet të kapen për përfitimet individuale që ka njëri e tjetri, por duhet të shohim se çfarë duhet të bëjë skuadra që të ngrejë emrin e asaj skuadre”.

Sport