Jozefina Topalli ‘shuplakë’ të fortë Berishës e Bashës, godet me këto të vërteta gjithë ‘bandën’ politike

Jozefina Topalli 'shuplakë' të fortë Berishës e Bashës, godet me këto të vërteta gjithë 'bandën' politike

Ndryshe nga Lulzim Basha dhe e gjithë opozita, të cilët tentuan t’i bashkohen protestës së studentëve për ta shfrytëzuar atë për arsye politike, Jozefina Topalli ka dlaë në mbështetje të të rinjve, duke iu përcjellë një mesazh të fortë dhe të goditur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se studentët i japin një dritë shprese vendit dhe në thelb të protestës së tyre sot nuk ishin vetëm tarifat e larta, por edhe varfëria e shumëfishuar, pamundësia për të jetuar një jetë siç ëndërrojnë, papunësia e prindërve të tyre, padrejtësia, etj.

Duke goditur ashpër të gjithë klasën politike shqiptare, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja demokrate shton se sot studentët protestuan kundër sistemit të kalbur që nuk ka asgjë të përbashkët me atë që studentët e 8 Dhjetorit kërkuan 3 dekada më parë.

“Studentet- kujdestaret e kombit. Sot studentet po i japin nje drite shprese Vendit te tyre. Ata sot po protestojne kundra tarifave, por ne thelb Protesta e tyre eshte kundra varferise se shumefishuar, kundra pamundesise per te jetuar nje jete sic e enderron cdo i ri; ata sot protestojne kundra papunesise te prinderve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjysherve te tyre;

protestojne kundra padrejtesise, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit qe ka kap cdo qelize te ketij shteti; ata protestojne kundra krimit e pasigurise; protestojne ne fakt kundra qeverise dhe oligarkeve; kundra tradhetise se opozites dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithe atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozite.

Ata sot protestojne kundra nje sistemi te kalbur qe nuk ka asgje te perbashket me ate qe studentet e 8 Dhjetorit kerkuan 3 dekada me pare. Ata sot po i japin shprese famijeve te tyre , shtepise se tyre, vendit te tyre te dashur. Ata po thojne : duam te jetojme ketu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjere , vellezer e motra te tyre qe iken nga deshperimi. Bravooo studenta!”, shkruan Topalli.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti