Ju tregojmë se si bëhej seks në mesjetë dhe nuk është aspak ashtu si mendoni ju

Çfarë është kamasutra- Të gjithë kanë dëgjuar të flitet për kamasutrën, por pak janë ata të cilët e njohin kuptimin e vërtetë. Kamasutra shpesh ngatërrohet me manualin erotic, Kama sutra ( literalisht fjalë të urta mbi dashurin) është kuptuar thjesht si një manual pozicionesh seksuale. Në të vërtetë ky tekst është një nga tekstet më të rëndësishme të poezisë sanskritishte.
Rregulli i 8-ës



Është shkruar mes shekullit të I dhe shekullit të VI nga dikush i njohur me emrin Vatsyayana i cili përpunon dhe bashkon vepra të ndryshme. Përmban rreth 64 pozicione seksuale të njohura si 64 arte. Ai besonte se kishte 8 mënyra se si mund të bëje dashuri, të cilat ishin shumëzuar me 8 pozicione për çdo njërin nga rastet jepnin një shumatore të 64. Sipas tekstit seksi ishte si një bashkim hyjnor . Por ashtu si është thënë edhe më parë vetëm 20 përqind e librit flet për pozicionet gjatë seksit, edhe pse njihet vetëm për këto të fundit.

Kama sutra Katalane 

Kërkimi mbi pozicionet seksuale nuk është një dukuri e vonë e as dukuri e hershme. Edhe në mesjetë ekzistonte një qëllim i tillë. Speculum al foder është një tekst katalan i shekullit të XV i cili flet për pozicionet sekuale. Shpesh i përkthyer si “Pasqyra e Coitus” më shumë shërben si manual për joshjen dhe higjenën, por përshkruan me fjalë se si janë pozicionet seksuale.
Pozicionet e vjetra-

Shumë më herët pozicionet seksuale ishin objekt trajtese Elfantidëve helenë në shekullin e V. Varias Concubitis dhe Genera ilustronin nëntë pozicione të aktit seksual. Këto përmbledhje ilustrimesh ishin dy nga të preferuarat e perandorit Tiber, ai sipas studiuesve e vlerësonte aq shumë artin erotik sa kishte vendosur në dhomën e tij të gjumit një pikturë të Atalantës e Meneagros të angazhuar në një raport oral

Shkespiri dhe bisha me dy shpina

Pozicioni i misionarit, ka shumë sinonime ndër të cilat edhe pozicioni martesor. Shekspir në veprën e tij Otello e përshkruan pozicionin metaforikisht si “bisha me dy shpina”. Ky është pozicioni më praktik në botë, edhe pse fiset zulu e konsiderojnë vulgar dhe të papërshtatshëm, ndërsa për qytetarët e Balit e konsiderojnë jo praktik.

Pse quhet Misionari

Sipas antropologut Bronislaë Malinoëski, ky pozicion u quajt kështu në vitet 1700 nga aborigjenët në një ishull afër Gunesë së re. Ishte pozicioni më i përdorur nga misionarët të cilët kishin zbarkuar në ishull për të indoktrinuar banorët. Banorët e shihnin me habi pozicioni e ri të frymëzuar nga kafshët. Sipas një versioni tjetër, ky pozicion ishte prezantuar nga klerikët si i vetmi pozicion njerëzor pasi partnerët mund të shiheshin në sy.

Pozicioni nga pas

Pozicioni i deles apo i qenit siç njihet ndryshe ka edhe një emër latin. coitus more ferarum, që dp të thotë i përkulur si lule. Në kamasutra njihet si “bashkimi i lopës”. Ky pozicion konsiderohet si shumë i mirë për ata që vuajnë nga dhimbjet e shpinës.
Sa janë-

Sipas shkencëtarit anglez Alex Comfort autor i librit “ Gëzimi i seksit” , libër që luajti një rol të rëndësishëm në revolucionin seksual,pozicionet seksuale të përshkruara në libër janë mbi 600. Edhe pse siç është pranuar më vonë çiftet fillojnë duke i provuar të gjitha por përfundojnë duke përdorur gjithmonë vetëm dy pozicione.
Është mirë të eksperimentosh- Në fakt çiftet duhet të eksperimentojnë gjithmonë pozicione të reja. Sipas psikologëve të universitetit të Chapman eksperimentimi në seks është shenjë e vitalitetit dhe kënaqësisë në çift. Në veçanti ata kanë zbuluar se burrat dhe gratë e kënaqura në raportet intime impenjohen më shumë në to.

Pozicionet seksuale në mesjetë-

Pozicioni i vetëm të cilin lejonte kisha gjatë mesjetës ishte ai i misionarit. Të gjitha pozicionet e tjera konsideroheshin imorale. Me pozicione të tjera kuptojmë pozicione të cilat e shihnin gruan në pozicione dominante gjatë seksit. Këto mënyra të të bërit seks ishin të konsideruara si kafshërore.
Papiruse erotike- Manualet erotike të Egjiptit të lashtë nuk janë shumë të famshme. Por ekzistojnë disa papiruse mbi seksin.Papirusi erotik më I famshëm daton nga shekulli 1150 para krishtit. Sot ruhet në muzeun egjiptian të Torinos. Në papirus portretizohen një burrë dhe një grua të angazhuar një raport intim. Ky papirus zbulon sekrete mbi zakonet e egjiptianëve në dhomat e gjumit.