Aktualitet20 Maj 2019, 07:45

Jugu i Shqipërisë drejt shuarjes, tre qarqet më të mëdha me shtesë natyrore negative

Shkruar nga Pamfleti
Jugu i Shqipërisë drejt shuarjes, tre qarqet më të

Jugu i Shqipërisë drejt shuarjes, tre qarqet më të mëdha me shtesë natyrore negative

Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit pët vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë një shtesë natyrore negative, që do të thotë se numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.

Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.

Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër  gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorëNëmënyrë natyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë pëçdo 1000 banorëtë qarkut.

E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative tëlindjeve dhe vdekjeve. Gjatë 2018-s pëçdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencënegative ka shënuar dhe qarku i Vlorës (shiko grafikun dhe tabelën).

Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më tëlartë në vend, kur pëçdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet mëtë larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja pëçdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.

Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas tëdhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve tëMonitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore nëqarkun e Dibrëështëndër më të lartat në vend me 5.5 pëçdo 1000 banorë.

Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruarthuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorëishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.

Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1./Monitor

 

 

Sociale lindjet dhe vdekjet shtesa natyrore negative