Sport21 Tetor 2019, 08:49

Juventus do Ronaldon e ri, të mërzitur me CR7

Shkruar nga Pamfleti
Juventus do Ronaldon e ri, të mërzitur me CR7

300 milionë euro të freskët për të rritur kapitalin. Juventus mendon për të ardhmen, gati të bëjë  investime të reja, të rritet, brenda dhe jashtë fushës: nga njëra anë një stadium për ekipin Under 23, një për Juventus-in e femrave dhe punimet për modernizimin e Allianz Stadium, nga tjetra një organikë më e fortë, me pronarët që duan një “Ronaldo të ri”.

Ylli i ri – Një lojtar i nivelit të lartë, një si Neymar, Mbappe, Joao Felix, Jadon Sancho, Mohamed Salah, një yll i ri që mund të bëjë për vete brezat e ardhshëm dhe t’i garantojë klubit tifozë të rinj dhe trofe të rinj. Nuk ka asnjë negociatë, por ideja e “Zonjës” është që të marrë një Ronaldo të ri. Ka vetëm një problem…

Problemi CR7 – Problemi për të patur një Ronaldo të ri është vetë Ronaldo. Po, sepse deri në momentin që CR7 do të jetë pjesë e skuadrës, me 31 milionë eurot që merr në sezon, do të jetë shumë e vështirë që torinezët të marrin një yll me rrogë të lartë, siç mund të jenë Neymar dhe Mbappe, që pritet të largohen nga Parisi herët ose vonë.

Sport