Sport16 Nëntor 2018, 17:19

Juventusi do mesfushorin e Realit, Ronaldo nuk e do!

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi do mesfushorin e Realit, Ronaldo nuk e do!

Isco Alarcon ishte dhe është një ëndërr e vjetër për Juventus-in. Spanjolli ishte vetëm një hap larg për të firmosur me bardhezinjtë gjatë kohës kur luante për Malaga-n, por ndërhyrja e Real Madrid, bëri që spanjolli të mbetej një ëndërr për bardhezinjtë.

Tani që situata në Madrid ka ndryshuar, largimi i tij është më se i mundshëm. Një mundësi që italianët e kanë në shqyrtim, por që ka një problem.

Sipas “Don Balon”, në fakt, marrëdhënia mes CR7 dhe Isco-s te Real Madrid mund të ishte gjithçka përveçse e afërt dhe portugezi nuk do të donte t’i hapte dyert në skuadrën e tij të re.

Sport Cristiano Ronaldo Juventusi