Sport11 Gusht 2019, 12:44

Juventusi në merkato, 8 lojtarë bëhen gati me valixhe në duar

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi në merkato, 8 lojtarë bëhen gati me valixhe në

Merkatoja në hyrje e Juventusit, deri në këto momente, ka qenë pozitive. De Ligt, Demiral, Rabiot, Ramsej, Pelegrini, Danilo janë disa nga emrat që janë bashkuar me bardhezinjtë. Por merkatoja në dalje, deri tani lë shumë për të dëshiruar.

Pas ndeshjes me Atletikon, para mediave Mauricio Sarri ishte i qartë dhe i prerë, duke thënë se do të ketë skarcime.

Perin, Rugani, Pelegrini, Kedira, Matuidi, Dibala, Higuain, Manxukiç, janë lojtarët që pritet të largohen. Një tjetër lojtar që dhe ai është i Juves, por i harruar është Marko Pjaca, për të cilin duhet gjetur një zgjidhje. Nga të gjithë këta futbollistë, vetëm 2 mund të qëndrojnë dhe kjo do varet nga ofertat që do vijnë për t’i shitur.

Sport Juventus