Sport 7 Shtator 2019, 13:22

Juventusi nis punën për merkaton e radhës, dy yje vijnë… falas!

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi nis punën për merkaton e radhës, dy yje

Ndonëse merkato është mbyllur, te Juventusi vazhdojnë të punojnë për të përforcuar skuadrën. Bardhezinjtë afruan në merkaton e verës Adrien Rabiot dhe Aron Ramsei, të dy me parametra zero, pasi kontratat me skuadrat e tyre kishin përfunduar. Megjithatë te “Zonja e Vjetër”, po përgatisin edhe dy afrime të tjera me kosto zero, në merkaton e verës së ardhshme.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, italianët po ndjekin me vëmendje situatën e Tobi Alderveireld dhe Kristian Eriksen te Totenhemi. Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në verën e 2020-ës, dhe nuk kanë nisur bisedimet me “Spërsat” për rinovimet e tyre. Nga kjo kërkojnë të përfitojnë drejtuesit e Juventusit, të cilët do të përpiqen të marrin të dy lojtarët në skuadrën e tyre.

Sport Juventus Tottenham