Sport13 Prill 2019, 10:06

Juventusi shet Dybalanë për të blerë një… 19-vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi shet Dybalanë për të blerë një…

Football Soccer - Inter Milan v Juventus - Serie A - San Siro, Milan, Italy - 18/9/16 Juventus' Paulo Dybala Reuters / Stefano Rellandini Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Joao Felix është emri i momentit. Xhevahiri 19-vjeçar i Benfica po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm dhe është e qartë se në verë do të ketë radhë të klubeve të mëdha europiane për ta marrë atë.

Mes tyre është, sigurisht, Juventusi, i cili, sipas “Tuttosport”, synon të provojë seriozisht në këtë pistë, pasi e ka vëzhguar me kujdes Joao Felix në muajt e fundit.

Juventusi ka qëllim madhor Joao Felix. Klauzola e talentit portugez është 120 milionë euro dhe vështirë që Benfica t’i ulë kërkesat e saj në më pak se 100 milionë. Sa për Juventusin, shumë do të varet nga e ardhmja e Paulo Dybala. Nëse argjentinasi do të largohet nga Torino, me siguri do ta bëjë këtë për një numër treshifror.

Sport