Bota20 Shtator 2019, 18:01

Ka përpirë avionë dhe anije/ Shokon shkencëtari: Ja misteri i trekëndëshit të Bermudës

Shkruar nga Pamfleti
Ka përpirë avionë dhe anije/ Shokon shkencëtari: Ja misteri

Ka përpirë avionë dhe anije/ Shokon shkencëtari: Ja misteri i trekëndëshit të Bermudës

Për të gjithë ata që besojnë te fuqitë e mistershme dhe janë superticiozë Trekëndëshi i Bermudës është një prej gjërave më të frikshme në botë.

Por Dr. Karl Kruszelnicki është i bindur: Ai e ka zgjidhur misterin e vjetër të trekëndëshit Bermuda. Dhe përgjigjja është … nuk ka asnjë mister!

Asnjë mister nuk ekziston – ekzagjerime të vlefshme vetëm për romanet që burojnë nga një ngjarje e veçantë: Zhdukja e 1945-s e një avioni ushtarak që po vëzhgonte zonën. “Nuk u zhduk pa gjurmë” shpjegon shkencëtari, jashtëzakonisht i popullarizuar në vendin e tij, Australi, në një intervistë për mediat australiane.

“Sipas Lloyds të Londrës dhe rojës bregdetare të SHBA, numri i aeroplanëve që mungojnë në Trekëndëshin e Bermudës është i njëjtë me numrin e avionëve të zhdukur kudo në botë me bazë përqindjeje,” vazhdon ai.

Bota Karl Kruszelnicki trekëndëshi i Bermudës