Anti-Mafia 6 Korrik 2018, 08:17

“Kaçan-kazani” i korrupsionit të Universitetit Politeknik, ka zhdukur milionat e qirasë së “Fast Food-Kolonat”

Shkruar nga Pamfleti

“Kaçan-kazani” i korrupsionit të Universitetit Politeknik, ka zhdukur milionat e qirasë së “Fast Food-Kolonat”

Me këtë pazar, shkatërroi 1 milion euro pasuri të Bibliotekës Universitare

 Brenda “lëkurës së ndershmërisë dhe luftës anti-korrupsion”, të ish-rektorit Jorgaq Kaçani, ndër 110 skandalet e “CV” së tij, fshihet edhe një skandal tjetër me pasojë krim financiar e mjedisor, të bërë në territorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, madje edhe pronësor, që lidhet me një biznes-pisnes, të mbajtur në aktivitet me falsitete, makinacione, klientelizëm e prepotencë prej tij, deri sa e shkallmoi qeveria “Rama 1”.

Pa komentuar, po ndalemi në faktin, se të ardhurat nga qiraja e këtij biznesi, ngritur tek Kolonat e sheshit universitar, kanë disa “njolla”, që ish-rektori Kaçani i di shumë mirë, mbasi e ka “rrotualluar vetë tepsinë” e tyre, duke përdorur ligje të shfuqizuara (sipas KLSH), por edhe duke nxjerr jashtë loje, bordin dhe administratorin e Universitetit Politeknik.

Se ku kanë shkuar milionat e qirasë së “Fast Food-Kolonat”, këtë e di më mirë Kaçani, por e di akoma më mirë edhe “raporti konfidencial” i KLSH, jo raporti zyrtar, që realisht e ka nxjerr “blozë”, por publikisht e ka paraqitur të “pastër” veprimtarinë e “Kaçan-kazanit të korrupsionit, që nuk e ndali as ish-ministri i PD, as ish-deputeti i PD që “gatuante” sulfaqet tek “Kolonat” e Universitetit dhe as vetë Kaçani që fuste “gjuhën në atë kazan”.

Pu ku ndërtua “Fast Food-Kolonat” dhe çfarë shkatërroi?

Përse Kaçani e mbajti me dhunë zyrtare këtë biznes klientelist, për 6 vitet 2008-2014 kur ishte rektor, duke shpërfillur ligjin për qiradhënien e objekteve pronë shtetërore, duke shkatërruar bibliotekën universitare, duke qelbur gjithë mjedisin e universitar e duke shpërfillur brutalisht Inspektoratin Shëndetësor? Nëse KLSH, “për shoqëri dhe si nga fshati”, nuk ia ka hapur “letrat e pista” Kaçanit për biznesin “Fast Food-Kolonat” dhe “plagë” të tjera, Ministria e Shëndetësisë në atë kohë reagoi, duke hedhur në veprim Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror, të cilët i dërguan rektor “Kaçan-kazanit” të korrupsionit, një urdhër zbatimi, me Shkresë Nr. 105 prot., datë 19. 09. 2008, me ultimatumin për të zhdukur qelbësirllëkun me emrin “Fast Food-Kolonat”, llumi, avujt e vajosur dhe mbeturinat e të cilit, kishin depërtuar edhe brenda bibliotekës, duke i kthyer librat… në letra qebatoreje!

Po me Shkresë Nr 31 prot., date 06.02.2009, ish-“agait” të Politeknikut i kërkohej ndërhyrje urgjente për të hequr biznesin në fjalë, mbasi po shkatërrohej hapësira dhe inventari i bibliotekës, mjedisi në Sheshi Italia, Sheshi “Nënë Tereza” dhe Muzeu Arkeologjik, mbi të cilët ishte “mbivendosur” “Fast Food-Kolonat”, por Kaçani “fshiu menderen” edhe me këtë urdhër, duke lejuar tymin, mbetjet dhe erën e qofteve, të mbysnin mjediset universitare.

Ky krim financiar, mjedisor e pasuror i Kaçanit, u ndal pas revoltës që bënë studentët, profesorët dhe punonjësit e administratës të Universitetit Politikenik, të cilët kërkuan largimin urgjent, të biznesit “Fast Food-Kolonat”, të mbajtur në aktivitet prej të pazarxhiut Jorgaq Kaçani.

Me Vendimin Nr. 27, datë 15.07.2014 të Ministrisë së Kulturës e shkuli përfundimisht me forcë policore atë biznes, por zullumet e ish-rektor Kaçanit, nuk mbarojnë me këtë skandal.

Në vijim do t’ju njohim me skandalin e shitjes së temave të diplomave “Bachelor”, “Master” e tituj shekncor, të përsëritura nga viti në vit të njëjtat për perosona të ndryshëm, të vjedhura nga punimet e dorëzuara, që ish-rektor Kaçani e njeh mirë si biznes shitjet me copë, me rëndësi lënde, me vlerë teme, me numër faqesh e kosto “kujdesi për t’u ruajtur nga spiunët”…/Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia “Kaçan-kazani” i korrupsionit të Universitetit Politeknik ka zhdukur milionat e qirasë së “Fast Food-Kolonat”