Aktualitet15 Prill 2019, 12:39

Kallëzohet penalisht kreu i bashkisë së Kavajës, ja pse akuzohet

Shkruar nga Pamfleti
Kallëzohet penalisht kreu i bashkisë së Kavajës, ja pse

U kallëzua për leje abuzive, reagon Isa Sakja: Nuk jam i pari që sulmohet nga Rama

Njoftimi

“Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas inspektoriatit, së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë. 

“IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve”- perfundon njoftimi.

Aktualitet ja pse akuzohet Kallëzohet penalisht kreu i bashkisë së Kavajës