Aktualitet18 Korrik 2019, 19:00

Kalojnë me 98 vota pro në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal, ashpërsohen dënimet për çdo kundravajtje

Shkruar nga Pamfleti
Kalojnë me 98 vota pro në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal,

Janë votuar ndryshimet në kodin penal që pritej të miratoheshin sot në seancë plenare. Nga mazhoranca ishte paralajmëruar se do të ashpërsohet ligji për dhunën për shkak të detyrës, dhe më i ashpër do të jetë për dhunimin e mjekëve dhe punonjësve të policisë.

Po ashtu, dënime do të ketë edhe lidhur me qetësinë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.

Janë ashpërsuar edhe dënimet për mbajtjen e armëve, ato shpërthyese, për ato që bien në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe që kërkojnë leje paraprake

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka votuar sot ndryshimet për Kodin Penal me 98 vota pro dhe 9 deputetë të opozitës së re që votuan kundër. /Pamfleti

Aktualitet