Kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja

Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja është rikonfirmuar në detyrë. Dedja është rikonfirmuar në detyrë me shumicë votash. Në seancën e shkuar, por edhe sot Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia.



Sipas KPK-së, Dedja e justifikon pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përbëhej nga trupa gjykuese përbëhej nga Sanxhaktari, Roland Ilira dhe Xhensila Pine e dhanë këtë vendim për Dedën.

Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetuese që kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut. Më parë nga Gjykata Kushtetuese u shkarkuan për mosjustifikim të pasurive, anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit. Ndërsa i fundit që ka mbetur pa kaluar në “filtra” është Gani Dizdari.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.