Aktualitet 1 Maj 2018, 08:24

“Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”, 1 maji vjen ndryshe për Edi Ramën (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”, 1 maji vjen

“Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”, 1 maji vjen ndryshe për Edi Ramën (Foto-Video)

Në ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministrit Edi Rama i ka ardhur një mesazh i veçantë nga një qytetar. Teksa ka dalë në mes të qytetit të Fierit, me një banderolë në duar, këtë “1 Maj”, protestuesi i thotë kreut të qeverisë se ndonëse ka një zanat, ai nuk ka mundur të gjejë një punë.

“Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”, shkruan fieraku në banderolën që mban në duar, duke zgjedhur të qëndrojë në heshtje, pa folur. “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga kjo protestë.

Mënyra e veçantë e protestës së qytetarit të Fierit në këtë “1 Maj”, synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve sa i përket punësimit në vend. Mësohet se protestuesi quhet Edmond Hoxha, dhe merret me shtrimin e pllakave.

 

 

Aktualitet Edi Rama Edmond Hoxha