Rreth pesë vite më parë Capital T dhe Gent Fatali kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Qka don ajo”, por prej asaj kohe nuk janë parë më bashkë.
Ai ka surprizuar jo pak me deklaratën e tij për Capital T të shtunën e kaluar, teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan”. Në këtë emision ishte i ftuar edhe babai i Capos, Agim Ademi dhe si duket i gjendur përballë tij, Gentit i kanë shteruar të gjitha ngjarjet e të kaluarës. Gjatë lojës së tij “Paintball”, Genti i tha se ka respekt për Capital T, me të cilin ka bashkëpunuar dikur.
Ndërsa në“After party” ai u pyet se kë zgjidhte mes Capital T dhe Skerdit, duke zgjedhur pikërisht këtë të fundit.
Ai nuk bëri asnjë koment, as nuk u përpoq të justifikonte zgjedhjen e tij sikurse bëri me pyetjet e tjera. Po ashtu, nëse do i themi sytë nga rrjetet sociale ata nuk ndiqen në Instagram.