Kampet e refugjatëve, kancelari i Austrisë nxjerr “blof” Ramën

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar sot me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer ( CSU ). Tema e diskutimit ishte politika  e emigracionit. Të dy politikanët ndajnë të njëjtin mendim. Ndërsa Seehofer është ende në dikutime me kancelaren gjermane Angela Merkel, politikani Kurz tashmë është dy hapa përpara: Sipas deklaratave të tij, Austria po punon me një grup të vogël të vendeve të BE për ngritjen e qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE.



“Po, ka përpjekje që ne të ngrejmë qendrat për mbrojtje jashtë Evropës, ku ne mund të strehojnë refugjatë, ku ne mund t’ju siguromjë mbrojtje, edhe pse nuk është më e mira për Evropën Qëndrore” ka thënë ai.

A është Shqipëria një vend i mundshëm?

“Do ta shohim”, citohet Kurz nga Der Spiegel.

Javën e kaluar, Kryeministri danez Lars Løkke Rasmusen konfirmoi se disa vende të BE, duke përfshirë Austrinë, duan të krijojnë qendra pritëse për azilkërkuesit e refuzuar jashtë BE. Mediat austriake kanë referuar kohët e fundit Shqipërinë si vend të mundshëm.

Austria do të marrë përsipër presidencën e BE në gjysmën e dytë të vitit. Qeveria austriake dëshiron të përqëndrohet në politikën evropiane të azilit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.