Sport13 Shtator 2018, 10:59

Kampioni i Botës e ka me Liverpool-in: Janë një klub gënjeshtarësh!

Shkruar nga Pamfleti
Kampioni i Botës e ka me Liverpool-in: Janë një klub

Fekir është i Liverpulit, të vërtetën e zbardh “BBC Sport”

Kapiteni i Lionit, Nabil Fekir ishte shumë pranë Liverpool në merkaton e verës, me të kuqtë që ishin gati të paguanin rreth 60 milionë euro për të. Por klubi anglez nuk e preferoi, pasi thanë se ai ka një problem të madh me gjurin dhe nuk ofron siguri.

Kjo gjë ka qenë një shpifje dhe një deklaratë e pavërtetë sipas Fekir, i cili tha: “Mos më flisni më për Liverpool-in, e kam kaluar këtë transferim.

Nuk e di ende arsyen e vërtetë pse nuk u krye, pasi ajo që ata thanë ishte një shpifje. Gjithsesi, e kam lënë pas dhe aktualisht jam në bisedime me presidentin për të rinovuar këtu”,- tha kapiteni i Lyon-it.

Fekir kaloi një sezon 2017-18 fantastik në Ligue 1, ku shënoi 18 gola dhe dhuroi 8 asiste në 30 paraqitje në kampionat.

Sport Fekir