Sport 1 Gusht 2018, 15:38

Kamza bën skandal, largon lojtarin që rinovoi para pak ditësh

Shkruar nga Pamfleti
Kamza bën skandal, largon lojtarin që rinovoi para pak ditësh

Kamza bën një lëvizje të pamenduar, pasi mbrojtësi Igor Cukovic, i cili rinovoi vetëm pak ditë më parë zgjodhi të largohej. Ai nuk vazhdoi më karrierën e tij me skuadrën e Kamzës, pasi dihen problemet ekonomike që skuadra e presidentit Naim Qarri ka. 

Futbollistët e tyre nuk kanë marrë rrogat, ndërsa pak më parë ekipi i Kamzës njoftoi se ka shkëputur marrëdhëniet me mbrojtësin Igor Cutkovic. “Klubi njofton mbylljen e marreveshjes me mbrojtesin Igor Cukovic. Duke e falenderuar per kontributin, i urojme suksese ne vazhdim te karrieres se tij. KF Kamza”, – shkruan klubi i Kamzës. 

 

Sport