Bota17 Tetor 2018, 15:18

Kanadaja legalizon nga sot përdorimin e marijuanës

Shkruar nga Pamfleti
Kanadaja legalizon nga sot përdorimin e marijuanës

Kanadaja legalizon nga sot përdorimin e marijuanës

Kanadaja është shndërruar në vendin e dytë në botë, pas Uruguait, që legalizon shitjen dhe përdorimin e kanabisit. Ligji ka hyrë në fuqi këtë të mërkurë. Ndërsa marijuana mjekësore ka që në vitin 2001 që është në shitje. Megjithatë vazhdojnë të mbeten ende shqetësime, duke përfshirë këtu mundësinë e forcave të policisë për të kapur ata që ngasin makinën nën efektin e kanabisit. Bashkitë kanadeze kanë muaj që përgatiten për t’i dhënë fund ndalimit të kanabisit. Ata janë përgjegjës për të vendosur se ku mund të blihet dhe konsumohet kanabisi.

Legalizimi i kanabisit përmbush premtimin e fushatës së 2015 të kryeministrit kanadez Justin Trudeau, liderit të partisë udhëheqëse, Partisë liberale.

Kryeministri është shprehur se ligji i mëparshëm që ndalon përdorimin e kanabisit nuk ka qenë efektiv, duke marrë parasysh që kanadezët janë ende ndër përdoruesit më të shumtë të kanabisit. Ai tha se ligji i ri është menduar për ta mbajtur drogën larg minorenëve dhe larg përfitimeve të kriminelëve.

Qeveria parashikon gjithashtu se shitja e kanabisit do të sjellë afërsisht 400 milion dollarë çdo vit në buxhetin e shtetit.

Bota Kanadaja legalizon nga sot përdorimin e marijuanës