Aktualitet24 Mars 2018, 13:30

Kanalistët tanë, që futin miliona në xhep edhe në një ditë!

Shkruar nga Pamfleti
Kanalistët tanë, që futin miliona në xhep edhe në

Kanalistët tanë, që futin miliona në xhep edhe në një ditë!

I gjen në çdo ekran, në çdo emision. Disa prej tyre edhe moderojnë vetë, të tjerët japin mend si të bëhet rakija nga rrushi.

Kanalistët tanë kohët e fundit nuk i shohim më të shajnë qeverinë, as të merren me thelbin e problemeve që ka opozita, ata tani thjeshtë bëjnë show, bëjnë si patriot, si mbështetës të mjedisit, janë kundër në fakt çdo gjëje, edhe kur është e mirë për këtë vend.

Kanalistët tanë marrin me dhjetëra milion lekë rroga në muaj. Shumë prej tyre kanë bërë dhe portale, ku çmimet e reklamave mujore janë të frikshme, jo sepse ata aq vlejnë, por sepse ata aq duan për xhepat e tyre që ti shërbejnë gjobës dhe presionit të radhës.

Kemi kanalistët e qeverisë që janë gjetur edhe me 1 milion dollarë pasuri e na mbajnë leksione në televizione. Kemi kanalistë që bëjnë moral për varfërinë dhe për pasurinë e disa të tjerëve, kur në fakt vetë këta kanalistët tanë, marrin 3 apo 4 milionë lekë në muaj për të dalë në televizor. Disa prej tyre bëjnë edhe ndonjë portal ku shikon vetëm reklama të bizneseve që ata në opinion publik ju bëjnë moral.

Kanalistët tanë moderojnë emisione, kanë portale dhe zhgërryhen kazinove nga fitimet e tyre. Në fakt mirë bëjnë se janë lekët e xhepit të tyre, por në fakt në shumë raste kalojnë nga gjobat që ju vendosin bizneseve, që në gjuhën e tyre e quajnë tarifa mujore për reklamën që ata bëjnë.

Kanalistët tanë janë më shumë se milionerë. Kanë shumë pasuri të paluajtshme, fitojnë miliona e miliona në muaj. Ka nga ata që futin miliona në xhep edhe në një ditë.

Kanalistët tanë janë banda e pasuruar që bën moral për publikun. Në fakt efekti i tyre në publik ka katandisur sa një kanal kullues, pasi nuk i beson dhe nuk i vlerëson më askush. Kanalistët tanë e dredhin sipas zarfit, sipas qokes së radhës që i vjen nga qeveria, se ka edhe kanalistë të opozitës që bëjnë portale, ofrojnë edhe paketa me fjalime apo statuse në rrjetet sociale.

Kanalistët tanë ca majtas, djathtas apo në qendër vendosin maskën e moralistit, ku përtej fasadës lehtësisht shikon shumicën e tyre me qindra milionë lekë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me djersë dhe pa djersë të fituar, që në fakt ju ka shërbyer për të bërë moral dhe ky është rasti për të thënë se kanalistët tanë janë të zhytur në imoralitet. Qofshin tullacë apo kokëpalarë, marksistë apo pseudo kapitalistë, në fund të gjithë janë kanalistë./ CNA.al

Aktualitet Kanalistët tanë që futin miliona në xhep edhe në një ditë!