Kronike 3 Korrik 2019, 17:01

Kapen 300 kilogramë drogë në Shkodër, pesë shtetas në pranga, dyshohet për rrjet të strukturuar kriminal

Shkruar nga Pamfleti
Kapen 300 kilogramë drogë në Shkodër, pesë shtetas

300 kilogramë drogë u sekuestruan nga policia ditën e sotme në Shkodër, ndërsa pesë persona u arrestuan. Pesë personat e arrestuar po transportonin drogën me anë të një fugoni, ndërsa një prej të arrestuarve është identifikuar si Gentian Meçaj.

Këto janë informacionet e para të policisë lidhur me këtë operacion, e ndërsa në orët në vijim pritet që të mësohet identiteti i të arrestuarve të tjerë si dhe destinacioni i kësaj sasie lende narkotike.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rastit si dhe indetifikimin e personave të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në trafik narotikësh. Ende nuk dihet se cili ishte destinacioni i lëndës narkotike.

Kronike