Kapet ‘peshku’ i parë në politikë, Basha i dorëzon Salianjin Donika Prelës për të shpëtuar veten nga skandali ‘Babale’

Kapet ‘peshku’ i parë në politikë, Basha i dorëzon Salianjin Donika Prelës për të shpëtuar veten nga skandali 'Babale'

Salianji është vetëm ‘peshku’ i parë në radhët e politikës, që pritet të përballet me drejtësinë, pasi pas tij është një listë e gjatë, që pret të shkundet nga drejtësia e re, me në krye Ilir Metën dhe Sali Berishën

Ka nisur më në fund goditja e ‘peshqve të mëdhenj’, në radhët e politikanëve. I pari që pritet të bie në grackë është deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Gruaja ‘e hekurt’ e drejtësisë shqiptare, kryetarja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka nisur hetimet ndaj deputetit Salianji, i cili është i përfshirë në skandalin ‘Babale’.



Telenovela bajate e inskenuar nga selia e SHQUP pritet të bëjë ‘kurbanin’ e parë në politikë. Skandali ‘Babale’ ka tronditur me themel PD-në, dhe vetë kryetarin e saj, Lulzim Basha, i cili për të shpëtuar kokën e tij, ka dorëzuar në ‘duart e hekurta’ të drejtësisë Ervin Salianjin.

Ky i fundit do të përballet me drejtësinë, duke filluar nga data 12 tetor, ku është thirrur nga Donika Prela për t’u pyetur mbi skandalin, që tronditi gjithë skenën politike, pasi akuzonte si të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, por në fund rezultoi thjesht dhe vetëm një flluskë sapuni e sajuar nga selia e SHQUP.

“Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim me personat e sipërcituar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

I frikësuar në palcë nga rreziku që i kanoset, Lulzim Basha është fshehur, duke dorëzuar me duart e tij Salianjin. Deri më tani, nuk kemi asnjë reagim të Bashës lidhur me përfshirjen e Salianjit në këtë skandal, pasi kreu i PD ka kyçur gojën për të mbrojtur kokën e tij./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.