Bota16 Tetor 2018, 16:41

Kapet sasi e madhe e barnave ilegale në dy pika kufitare

Shkruar nga Pamfleti

Oficerët doganor kanë kapur sasi të barnave në dy raste, njëri në pikëkalimin kufitar Vermicë e tjetri në Dheun e Bardhë.

Në një njoftim të Doganës janë dhënë detaje nga të dy rastet, raporton Indeksonline.

Në pikëkalimin kufitar të vërmicës janë kapur sasi e konsiderueshme e e impianteve dentare. Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë identifikuar një automjet të dyshimtë me targa të Shqipërisë.

Pas ndaljes dhe selektimit për kontroll detal oficerët doganor kanë gjetur në pjesën e ulëseve te pasme, mallrat si në vijim:

1.Impiante dentare “Duravit Evolution”
2.Impiante dentare “Duravit 3 P”
3.Kocka dentare “Novocor plus”

Sasia totale ishte mbi 100 copë. Personi përgjegjës nga Rebublika e Shqiperisë është proceduar për kundërvatje doganore.

Ndërisa, në Dheun e Bardhë oficerët doganor gjatë kontrollës së automjeteve në hyrje kanë ndaluar një person me tabela të republikës së Serbisë, pas pyetjes së oficereve doganor se nëse ka për të deklaruar pala është përgjigjur Jo.

Oficerët doganor gjatë kontrollës në bagazh kanë vërejtur se ndarja ne mes karrikave dhe bagazhit nuk është e formës standarde por e modifikuar, në ato momente vozitësi ka ikur duke rrezikuar oficerët dogano

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale

Rajoni