Sport26 Maj 2019, 14:34

Kapiteni legjendar, Cana: Shqipëria kombëtare, mos e ngatërroni me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Kapiteni legjendar, Cana: Shqipëria kombëtare, mos e ngatërroni

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat ku flet në lidhje me situatat që e rrethojnë, lënien e sportit dhe karrierën e tij pas futbollit. Pamfleti sjell të plotë intervistën e tij, por zbardhi vetëm pjesën më pikante nga Intervista ku shpreh ndryshimet ndërmjet Shqipërisë si kombëtare dhe Kosovës si Përfaqësuese.

“Shqiptarët kanë një kombëtare, por kanë edhe një përfaqësuese tjetër tani. Mos t’i ngatërrojmë emrat, duket një detaj por është shumë e rëndësishme. Kombëtarja është një dhe nuk ka tjetër. Është ajo që është e kuqe, ajo është me simbolin kombëtar dhe nuk ka të tjera. Krejt të tjerat janë përfaqësuese.

“Kosova ka momentin e vet dhe duhet të jetë për të mirën e të gjithëve sa më e suksesshme. Këtu flasim për ajkën, ata që e përfaqësojnë sportin. Diferencën e bën ai që investon në vendin e tij, jo ai që merr nga jashtë më të mirët. Nuk kam pretendime të jem trajner i Shqipërisë apo i Kosovës. Në botën drejtuese i kam pretendimet e mia, por i kam për jashtë. Nuk e kam synimin të bëhem president federate, të paktën jo tani”.

Sport Lorik Cana Shqipëria