Shkruan: IvanKrastev
DonaldTrumppremtoi se do ta detyrontebotën ta respektontedhe kishtefrikëAmerikën.
Në fund, nuk arriti asnjërën nga të dyja. Ai ështëtallur me Amerikën dhe demokracinë e saj. Askush nuk mund të fajësojë udhëheqësit rusë, kinezë apo iranianë, pse e shijuan tërësisht atë që ata panë më 6 janar, kur njëturmë e nxitur nga presidenti sulmoiKapitolin.
Skena dukej si diçka e ngjashme me një“revolucion shumëngjyrësh”,si protestat në Ukrainë dhe Gjeorgji që rrëzuan qeveritë e tyre, dhe frikësuan shumë autoritarëtë tjerë. Qytetarë të zemëruar, të nxitur ngamediatsociale, ishin duke protestuar mbi ato që i shohin si zgjedhje tëmanipuluara, dhe po bënin thirrje për demokraci, duke mbajtur në duar flamurin amerikan.
I vetmi dallim ishte se këtë herë ishte në emër jo të njëkandidat të opozitës, por të një presidenti në detyrë që protestoi kundër “manipulimit të zgjedhjeve”, dhe aktet e dhunshme ndodhën në zemër tëShtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka pasur shumëkomente dhe analiza mbi ndikimin që do ketë kryengritja eTrumpitmbi demokracinë amerikane. Ne mundet vetëm tëshpresojmë se sulmi mbi Kongres ishte betejafinale e Luftës Civile, dhe jo fillimi i një lufte të re.
Kancelari gjerman i shekullit XIX,OtovonBismark, thoshte shpesh se “Zoti u ka rezervuar një fat të veçantë budallenjve, pijanecëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Nëse ai kishte të drejtë, kemi arsye të besojmë se Amerika do të arrijë t`a kapërcejë krizën e saj aktuale.
Por ndërkohë,çfarë po ndodh? Sulmi i turmës mbiKapitol, dhe perspektiva në rritje e nisjes së procedurës së re të fajësimit tëTrump,edhe pse i kanë mbetur pak ditënë pushtet, kanë nxjerrë në pah jo thjesht një krizë tëdemokracisëamerikane, por një krizë tëpushtetit amerikan.
Krahas dështimit monumental të Uashingtonit për t’iu përgjigjur si duhet pandemisë sëkoronavirusit, dështimi i pashpjegueshëm i zbatimit të ligjit për t’i penguar protestuesit tëzaptoninKapitolin, e bën Amerikën të duket jofunksionale dhe e dobët në sytë e armiqvetë saj, dhe jo e besueshme për aleatët e saj.
Për më tepër, kjo ngjarje ka ndodhur vetëm disa javë pas poshtërimit të mbrojtjes kibernetike të Amerikës, nga sulmikibernetikrus ndaj të paktën 10 agjencive federale. Amerikanët do të kenë shumë shpejtnjë president të ri, por ata nuk do të kenë një vend të ri. Katër vitet e presidentitTrumpdo të vazhdojë të bëjnë jehonë anembanë botës, dhe nuk ka rëndësi se sa i etur është presidenti i zgjedhurXhoBajdenqë t`a ndryshojë situatën.
Kjo lloj trashëgimie, do të ndikojë mbi2 prioritete madhore të administratës së re, ndaj politikës së jashtme:mbi shpresën e saj për të ndërtuar një aleancë efektive të demokracive në mbrojtje të rendit liberal, dhe përpjekje ve të saj për të ndërtuar një përgjigje të përbashkët amerikano-evropiane ndaj rritjes së Kinës dhe aleatëve të saj autoritarë.
Thuhet se zotiBajdenpo planifikon të mbledhë një “samit të demokracive” në fillim të mandatit të tij. Por si mundet administrata e re legjitime e SHBA-së, t’i rikthejë vendit rolin si udhëheqës i botës së lirë, kur vet sistemi i saj demokratik gjendet në një situatë kritike?
A duhetduhettë ftohet në një samit të tillëTrump,ashtu si udhëheqësit politikë si RexhepTajipErdogani Turqisë dheZhairBolsonaroi Brazilit? A mos ftesa ndaj tyre rrezikon të interpretohet si një lloj legjitimimi i ri i këtyre liderëve autoritarë?
Por në qoftë se Uashingtoni do të vazhdojë t’imbajë qeveri të tilla jashtë klubit të vendeve demokratike, a nuk do të jetë kjo një dhuratë për Rusinë dhe Kinën, të cilat janë duke u përpjekur të ndërtojnë klubin e tyre?XhekSalivan, të cilinBajdene ka emëruar sikëshilltarin e tij të sigurisëkombëtare, e ka bërë të qartë se ai e sheh ndërtimin e një politike të koordinuar trans-atlantike ndaj Kinës, si shtyllën kryesore të administratës së re në lidhje mepoltikëne jashtme.
Vetëm një javë më parë, shumë udhëheqës evropianë u përpoqën të bien dakord me zotinSalivan, se vetëm duke vepruar së bashku Evropa dhe Amerika mund të forcojnë reagimin e tyre ndaj sëKinës dhe aleatëve të saj autoritarë. Por sa realiste është kjo qasje tani?
Unë mendoj se në rrethanat aktuale, ajo mund të jetëmë problematike se sa mund të supozojnë anëtarët qëllimmirë të ekipit të politikës së jashtme të zotitBajden.
Dhe kjo sepse evropianët janë të verbër ndaj ambicieve hegjemoniste të Kinës, apo për shkak se ata kanë qenë të magjepsur nga autoritarizmi i saj i të dhënave të mëdha. Dhepër shkak se biznesi gjerman e sheh tregun kinez si një mundësi shumë të mirë, apo për shkak se politika e jashtme eBashkimit Evropian është veçanërisht eprirurtë shmangë rreziqet.
Një studim i porositur nga KëshilliEuropianpër Marrëdhëniet e Jashtme, në javët që pasuan zgjedhjet në SHBA, dhe që do të publikohet ditën e inaugurimit të zotitBajdennë detyrë, zbulon se shumica e evropianëve janë skeptikë se presidenti i ri amerikan, do të arrijëtërivendosë udhëheqjen globale të Amerikës.
Një shumicë qytetarësh në çdo vend evropian, shprehen të bindur se gjatë 10 viteve tëardhshme, Kina do ta arrijëSHBA-në si udhëheqëse globale. Edhe më shqetësues ështëfakti që njëshumicë e gjermanëve, besojnë se pas zgjedhjes sëDonaldTrumppresident, amerikanët nuk mund të cilësohen më si aleatë të besueshëm dhe tëparashikueshëm.
Pra, sulmi i protestuesve pro-Trumpndaj Kongresit, ishte sulmi më efektiv ndaj aleancave të Amerikës.
BillKlintontha dikur se detyra kryesore e amerikanëve do të jetë “të ndërtojnë një botë në të cilin do të duam të jetojmë edhe kur nuk do të jemi më superfuqia e vetme e botës”. NdërsaBajdenpo hyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA nuk është më e vetmja superfuqi e botës.
Mjerisht, bota në të cilën do të qeverisë ai- e karakterizuar nga rritja e fuqive autoritare dhe përhapja e nacionalizmit dhe e pabarazisë – është jo ajo në të cilin do të preferojnë të jetojnë qytetarët amerikanët ose evropianë.
Gjatë shekullit të kaluar, fuqia e Amerikës ka përfaqësuar edhe fuqinë e demokracisë. Tani në ditët pas sulmitmbiKapitol, udhëheqësit demokratikë në Evropë nuk mund t`a marrin më si të mirëqenë rezistencën e demokracisë amerikane, dhe as fuqinë e ndikimit global tëAmerikës. /“TheNewYorkTimes” – Bota.al