Aktualitet 5 Shtator 2019, 14:26

Karagjoz me kohë të plotë, kryeministër sipas rastit; Rama bëhet pjesë e filmit të ri të Ermal Mamaqit

Shkruar nga Pamfleti
Karagjoz me kohë të plotë, kryeministër sipas rastit; Rama

Qarkullon një shprehje në rrethet gazetareske në Tiranë, por edhe në qarqe të ngushta politike afër Ramës se ai është një karagjoz me kohë të plotë, ndërsa kryeministër bëhet kur ja do rasti. Kjo dëshmohet lehtësisht këtë herë. Kryeministri Edi Rama në mënyrë të papritur është bërë pjesë e filmit më të ri të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.

Nuk dihet ende roli që do të ketë kreu i qeverisë, mirëpo në rrjetet sociale janë publikuar imazhet e para të tij, sesi do të duket në rol, i veshur në të zeza, dhe me një sy të çuditshëm.

Marrëdhënia mes tij dhe Mamaqit duket të jetë forcuar edhe më shumë, pavarësisht akuzave që iu bënë aktorit dhe moderatorit teksa e ftoi Ramën në emision në kulmin e protestave të studentëve, të mbajtur në dhjetorin e kaluar. Sigurisht, formula është shumë e thjeshtë. Mamaqi merr paratë, Rama merr audiencën te “XING-u”.

Lajmi në fakt është i mirëmenduar për kohën kur u publikua pasi përkon me periudhën pas publikimit të raportit të OSBE/OSIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. /Pamfleti

Aktualitet