Kulture15 Tetor 2018, 21:02

Kartela/ A përdor Edi Rama “Ketaminë”? Sipas sjelljeve, ekspertët thonë, se e “injekton” rregullisht

Shkruar nga Pamfleti

Kartela/ A përdor Edi Rama “Ketaminë”? Sipas sjelljeve, ekspertët thonë, se e “injekton” rregullisht

Pasojat dhe simptomat e përdoruesve, i sqaron shkencërisht gazeta “Daily Mail-Online”, në një rubrikë sepciale të datës 11 tetor 2018, shpjegime që janë identike, si sjelljet e kryeministrit shqiptar

 

Bota e ka publikuaur para 2-3 vitesh, tmerrin që kontigjentet e narkotikëve, kanë nisur të injektojnë “Ketaminë”, një substancë kimike e cila përdoret, vetëm në mjekësinë veterinare, për anestezi kuajsh, gomerësh e qenësh, por që edhe në Shqipëri, po përdoret nga adoleshentët, të rinj e sidomos, nga politikanë të lartë.

Është një lëndë “narko”, që shërben për të “mbledhur mendjen”, mpirë trurin e trupin dhe për të marrë vendime e për të kryer veprime, me përmbajtje e pasoja ekstreme, në situata krize e depresioni.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Në datën 11 tetor 2018, gazeta “Daily Mail-Online”, bëri thirrje, për të kontrolluar dhe parandaluar, përdorimin e kësaj substance “të fortë”, nga politikanët, shtetarët dhe zyrtarët, të cilën kanë mandate e fuqi kushtetuese, për vendim-marrje, në raport me intersat publike brenda shteteve e ndërshtetërore.

Gazeta “Daily Mail-Online”, referuar ekspertëve, publikon shkakun (psiko-nevojën) e përdorimit dhe pasojat pas përdorimit të  substancës “Ketaminë”, duke specifikuar, se ajo ka efekte qetësuese momentale, për çrregullimet e stresit post-traumatik.

Tek politikanët dhe kriminelët, por edhe tek njerëzit jo problematik, me synime spontane, nëse mendojnë të kryejnë ose marrin një vendim, të cilin, me koshiencë normale, nuk e realizojnë dot, ata përdorin “Ketaminë”, para aktit stresues dhe ikë frika, u humbet arsyetimi, komunikimi dhe sjella normale, futen në botën ireale dhe veprojnë e veprojnë .

Mirëpo, pas veprimit e vendim-marrjes, “Katamina” nuk ka më efekt dhe duhet tjetër dozë, për të rikthyer stabilitetin mendor, si terapi potenciale, për largimin e depresionit dhe kalimit të koshiencës në “pikën zero”.

“Ketamina” është edhe qetësues fizik me “gjumë klinik”, por kryesore është përdorja e saj, si “ilaç” anti-trauma psikologjike të përkohëshme, mbasi edhe përdorimi, shkakton simptomat e ripërjetimit të traumës psikologjike.

Simptomat janë këto: Komunikimi i tejzgjatur në takime publike e shoqërore, fjalori brutal, egozimi, disekulibri në mendime, reagimi ndaj çdo personi, veshjet dhe sjellet përkundër standartit të grupit, mohimi i realitetit me kalim në botën ireale, deliri madhështisë, mendimi i të lindurit qenie hyjnore, pavdekësia, hiperaktiviteti, gjestikulacione abstrakte në mimikë e trup, kalimi nga gjendje humori, në trishtim e agresivitet.

Qenia kalon në mpirje psikologjike dhe dhimbje të shpeshta koke, duke reaguar me shtrëngim mjekre, fërkim gushe, balli, qafe, me shtrëngim të pjesës së pasme të kokës, paçka se mund jesh në mjedise publike, por simptoma, të krijon koshiencën sikur je në intimitet.

Nisur prej faktit, që këto simptoma të shpjeguara nga eskpertët në “Daily Mail-Online”, i shfaq dhe Edi Rama, kemi të drejtë të pyesim: – A përdor “Ketaminë”, kryeministri?

Mbasi, efektet e saj, i kemi konstatuar në shumë sjellje me zë e me figurë dhe në shumë raste vendim-marrjes zyrtare të tij, të cilat nga qytetarët dhe “ekspertët e trurit”, janë konsideruar veprime anormale, për shkak të përdorirmit të substancave stimuluese e qetësuese.

 

Ja disa sjellje të tilla

 

 

Karikatura A përdor Edi Rama “Ketaminë”? ekspertët thonë se e “injekton” rregullisht Sipas sjelljeve