“Kasaforta e pahapur”, që fsheh skenarin e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Ndokaj, “çelësin” e ka Xhafaj

“Kasaforta e pahapur”, që fsheh skenarin e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Ndokaj, “çelësin” e ka Xhafaj

Gjithë skema e realizimit të këtij krimi, ka kaluar në duart e kryepolicit Bledar Çeliku, përdorur si “lolo” në këtë histori të rëndë, i cili duhet thirrur e pyetur nga prokuroria, jo si ish-drejtues, që pas ngjarjes është informuar për shkak të detyrës, por si person që ka dijeni, për urdhëruesit, rrethanat dhe autorët e krimit

Nëse kryeprokurorja Arta Marku, ka vendosur të çojë para drejtësisë, vrasësit e vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndokaj, duhet të “hapë” patjetër, “kasafortën e mbyllur” nga skenaristët, urdhëruesit dhe mbrojtësit e këtij krimi, “çelësin” e të cilës e ka në dorë, ish-ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nuk bëhet fjalë për kasafortë hekuri, por për “gojën” e një zyrtari të lartë, ish-vartës, shërbestar e “ushtar” i Fatmir Xhafajt me mbiemrin Çeliku, me detyrë ish-drejtor i Policisë të Qarkut Lezhë, që nga 27 prilli 2017, kur u caktua me mision special nga Ilir Metaj, për sulm ndaj Ndokajve, “asistent” nga larg natën e vrasjes, e deri 4 muaj pas mbulimit të krimit, kur Xhafaj-Metaj e shpërblyen, me gradë “Drejtues” dhe shef në “Forca e Ligjit”.

Kryepolici Bledar Çeliku, përdorur si “lolo” në këtë histori të rëndë, duhet thirrur e pyetur nga prokuroria, jo si ish-drejtues, që është informuar pas krimit për shka të detyrës, por si person që ka dijeni, për rrethanat dhe autorët e krimit.

Duhet pyetur e duhet nisur hetimi i thelluar ndaj tij, si pjesë bazë e skenarit, mbasi janë disa “fije” që provojnë, se komisar Çeliku, ka qenë përgjues, informues dhe mbështetës i grupit, që realizoi krimin dhe, çuditërisht u “zhduk”!

Ndaj nuk është aspak çudi, fakti që drejtori Bledar Çeliku, pa përfunduar akoma veprimet grupi i hetimit në vend-ngjarje, doli me deklaratën, se vrasja është bërë nga persona të panjohur, ndërkohë që vetëm 10 minuta pas tij, po me këtë “gjuhë” foli dhe “zyra” e ministrit Xhafaj.

Ndaj nuk është çudi, që drejtori Çeliku, në panikun e zbulimit të gjurmëve, nxitoi të largonte mjetin, sende e prova të tjera materiale, me justifikimin se duheshin siguruar në mjediset e policisë.

Ndaj nuk është çudi, që edhe sot pas një viti, nuk po skedohen në dosje, 7 “porositë speciale”, që ministri Xhafaj, i ka dhënë drejtor Çelikut dhe 12 raportet konfidenciale me titull “Ndokajt”, që i ka dërguar drejtor Çeliku.

Ndaj nuk është çudi, që raportit për vrasjen e vëllait të ish-deputetit, iu dorëzua privatisht në dorë ministrit Xhafaj e jo shërbimeve përkatëse policore, të hetimit të krimeve të rënda, ndërkohë që këtyre shërbimeve, iu dha 10 ditë, pas mbajtjes nga ministri Xhafaj.

Ndaj nuk është çudi, që edhe sot pas 1 viti, askush nuk po heton, se përse pikërisht atë natë, trupa e FNSH, ndodhej në Lezhë me urdhër gojor të ministrit Xhafaj, pa asnjë plan e urdhër shërbimi operacional dhe përse, dalja Lezhë-Shkodër u la e lirë dhe pa asnjë kontroll e mbikëqyrje edhe 4 orë pas krimit.

Ndaj nuk është çudi, që 5 minuta pas deklaratës së drejtorit Çeliku, me të njëjtën “gjuhë”, foli edhe “”zari” 360 gradë” i Ilir Metajt, armikut të Ndokajve, për survejimin e të cilëve, ai paguante një “ushtri” me spiunë, që i ndiqnin në çdo hap në Lezhë e kudo, por edhe disa “miq e vartës” të pa dekretuar në SHISH, prokurorinë Llalla e në shërbimet telefonike, që u regjistronin çdo telefonatë.

Ndaj nuk është çudi, që mediat elektronike e ato “defterë letër”, që financohen nga Ilir Metaj, nxituan ta servirnin këtë vrasje, si hakmarrje e paralajmëruar.

Ndaj nuk është çudi, që drejtori Çeliku, natën e krimit, kishte lënë të lirë e pa asnjë polic as si “kukull” e si detyrim shërbimi zone, vetëm daljen kryesore Lezhë Shkodër, prej nga u larguan atentatorët, ndërkohë që ata e kanë “strofullën”, në zonën e “aktorit” të Tom Doshit!

Ndaj nuk është çudi, që “digjitali” Sali Berisha, mik “çanaku” me kryemafiozin Ilir Metaj, paralajmëroi këtë vrasje, 4 ditë para se të ndodhte.

Ndaj nuk është çudi, që në aksionin e bërë në Nikël nga “Forca e Ligjit”, ku shef aksioni ishte Bledar Çeliku, e gjithë “tollumbacja” mediatike e Xhafës u shfry brenda 8 orëve.

Ndaj nuk është çudi, që vetëm 1 javë pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit socialist, ministri Fatmir Xhafaj, udhëtoi drejt Shkodrës, i shoqëruar nga Tom Doshi e Bledar Çeliku, por pa u kthyer në Lezhë, ku pyetjes së gazatarëve për këtë vrasje, iu përgjigj: – “Unë jam ministër, nuk jam drejtor policie dhe as shef krimesh, unë nuk merrem me vrasjet, por me drejtimin e ministrisë, nëse doni shkoni pyesni në prokurori”!

Në vijim, do publikojmë të dhëna të tjera, të zhdukura e fshehura qëllimisht…/Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti