Politike18 Maj 2019, 11:56

Kaso harron se nga zgjedhjet dolën vet: Rama po lë shqiptarët pa alternativa për bashkitë

Shkruar nga Pamfleti
Kaso harron se nga zgjedhjet dolën vet: Rama po lë shqiptarët pa

Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka sulmuar kryeministrin Rama fill pas fjalimit të këtij të fundit nga takimi me 61 kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas tyre Rama po përpiqet të kthejë votimet moniste dhe po minon parimet e votës së lirë pasi ai është kandidat i vetëm. PD-ja harron këtu se janë ata të cilët vendosën vet të dilnin nga sistemi dhe të mos futeshin në zgjedhje dhe janë fajtorët e parë se përse në gjysmën e bashkive të vendit ka vetëm një kandidat.

“Rama po minon parimet demokratike dhe po vjedh sërish zgjedhjet lokale të këtij viti. Ai po përpiqet të instalojë një sistem si ai i monizmit ku po cënohet vota e lirë. Në gjysmën e bashkive të vendit është në zgjedhje vetëm kandidati I PS-së. Edhe pse janë vetëm “rilindasit” nuk rrijnë dot pa vjedhur pasi po fillon të shkelin ligjin zgjedhor dhe rregullat e procesit që tani. Madje po bëjnë veprime në kundërshtim me kushtetutën për të favorizuar patericën e tyre, Bindjen Demokratike” – tha Ivi Kaso.

Politike