Aktualitet16 Nëntor 2018, 18:41

Katandisja e opozitës/ Si “qeni”, kur pret zotërinë për “kotheren”

Shkruar nga Pamfleti
Katandisja e opozitës/ Si “qeni”, kur pret zotërinë

Katandisja e opozitës/ Si "qeni", kur pret zotërinë për "kotheren"

“Asnjë njeri nuk mund të vendosë një zinxhir rreth kyçit të këmbës së shokut pa e gjetur fundin e lidhjes me qafën e tij” , thotë në një shprehje Frederick Douglass që përshkruan më së miri marrëdhënien politike shqiptare.

 

Fatkeqësia e madhe e Shqipërisë kanë qenë dhe mbeten politikanët.  Por më e zeza është qëndrimi si qentë përpara zotërisë me gojë hapur për një kothere i opozitës. Lulzim Basha që prej hyrjes së tij në politikë ka luajtur këtë rol. Në fillim me Sali Berishën, ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe me Edi Ramën. Lulzim Basha nuk arriti kurrë për asnjë moment të dalë mbi intereset personale e të kthehej në një lider i denjë në opozitë.

Lulzim Bashën sot nuk e beson askush! Sot nuk kemi as të majtë as të djathë, por vetëm njerëz që vjedhin dhe ata që vidhen. Politika nuk “u ngop” as në pushtet as në opozitë.

Si mund të flasë Lulzim Basha për oligarki, ku emrat e të afërmve të tij figurojnë në lloj-lloj punërash ku ndahen tendera e vidhen lekë.  Ndërkombëtarët e kanë shprehur fare hapur pakënaqësinë me një opozitë të tillë, e cila është pjesë e lojërave politike, për xhepin dhe kokat e tyre.

Por edhe Edi Rama e ka kapur këtë “film”. I hedh “kothern” në gojë, dhe i tërheq “litarin” publikisht, sa herë që ky i fundit kërkon të bëjë dredhime.

Kjo klasë politike nuk është e zënë në qark vetëm nga ndërkombëtaarët, por janë edhe peng i njëri-tjetrit, deri sa njëri të guxojë të zbërthejë zixhirët.

 Momenti mund të vonojë, por vjen…/Pamfleti

Aktualitet Lulzim Basha