Showbiz23 Gusht 2019, 11:33

Kate dhe William, leksioni stili Harryt dhe Meghan-it, për pushime me fluturim ‘low cost’

Shkruar nga Pamfleti

Stili i jetës së dukëve të Cambridge është tërësisht i ndryshëm nga ai i dukëve të Sussex, por Kate  Middleton dhe pricni William kanë dashur ta vënë në dukje edhe një herë tjetër.

Pas polemikave për avionin privat të marrë nga Harry dhe Meghan Markle, zgjodhën të udhëtojnë drejt Skocisë për pushime në Balmoral me mbretëreshën  Elisabetta, me një fluturim ‘low cost’ prej  73 sterlinash(afërsisht 80 euro), si të ishin një familje e çfarëdoshme.

“Daily Mail” ka shpërndarë imazhe të  Kate dhe William, me vogëlushët George, Charlotte dhe Louis, dadon dhe  Carole Middleton, teksa hipnin në avion në aeroportin e Norwich me destinacion Aberdeen.

Kate mbante në krahë të voglin, i shoqi valixhet. E gjitha kjo ndodhte nën vështrimin e çuditur të pasagjerëve të tjerë, të cilët qëndronin vetëm disa sedilje më larg.

“Princi William ishte ulur me familjen në radhë të parë dhe askush nuk e kishte vënë re që ishte në bord. Vetëm pas një fare kohe, vura re se mamaja e Kate ishte ulur pak radhë përpara meje”, tha një pasagjer.

Një zgjedhje kjo, shumë ndryshe nga çifti i kunetërve, të cilët për t’u nisur për pushime preferuan luksin (dhe privacinë) e një fluturimi privat.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Kate Middleton low cost Princi William