Takim publik vetëm për Kate Middleton. Dukesha e Cambridge ka lënë në shtëpi William dhe tre fëmijët për të vizituar Muzeun Kombëtar Historik të Londrës.
Kate po përgatitet për udhëtimin në Pakistan me bashkëshortin, programuar për datat 14-18 tetor, por kjo nuk e ka ndaluar të kalojë paraditen në muze.
Përsa i përket stilit, Kate Middleton nuk para gabon. Edhe kësaj here paraqitja ishte për t’u vlerësuar. Në një stil vërtet vjeshtor, Middleton ka veshur pantallona të gjera në ngjyrë të gjelbër të errët, pulovër ngjyrë vishje të errët, vathë diamante në formë gjetheje dhe këpucë të hapura me takë të trashë.
Por ka edhe nga ata që kanë vënë re një aksesor, sa të dukshëm, aq edhe të kushtueshëm: çanta Chanel.
Aksesori që Kate shtrëngonte në dorë, ka një çmim rreth 3 mijë euro. Qytetarët nuk e kanë vlerësuar shumë këtë zgjedhje të saj, sidomos kur bëhet fjalë për Kate, e cila është shumë modeste kur vjen fjala tek shpenzimet.
Në të vërtetë, çanta e shtrenjtë, prodhuar nga firma franceze në vitin 2015, është mbajtur shpesh nga Middleton, e cila ka amortizuar këshu shpenzimin, ndër vite.