Politike 8 Nëntor 2018, 11:19

“Ke makinë ti?’, Plas xhelozia brenda PS: T’u japim një 5 milionëshe, t’i mbushim mendjen Erjon Braçes

Shkruar nga Pamfleti
“Ke makinë ti?’, Plas xhelozia brenda PS: T’u japim

“Ke makinë ti?’, Plas xhelozia brenda PS: T’u japim një 5 milionëshe, t’i mbushim mendjen Erjon Braçes

Komisioni i Ligjeve mori dje në shqyrtim buxhetin vjetor të institucioneve të drejtësisë. Në ,mbledhje u shqyrtua buxheti i Prokurorisë së Përgjithshme, shkollës së Magjistraturës, KQZ, GjK etj..

Gjatë mbledhjes pati debate mes relatorit të projektligjit për buxhetin e 2019 Bashkim Fino dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Debati ishte mes përfaqësuesit të Prokurorisë, Luan Abazaj dhe Finos. Prokuroria kishte kërkuar që për vitin 2019 të kishte shtesë stafi prej 197 personash,ku nga ana e relatorit u cilësua absurde. Xhelozia ndërmjet kërkesave të institucioneve dhe deputetëve vijoi më tej gjatë shqyrtimit të buxhetit të shkollës së magjistraturës.

Drejtori Sadushi kërkoi një shtesë fondi ku kërkoi një furgon në funksion të bazës materiale në trajnime. Fino u shpreh se as deputetët vetë nuk kanë makina të paguara nga shteti, por kanë makinat e tyre personale.

Fino-Manjës:Ke makinë ti?

Manja: Jo nuk kam

Fino: Po pse të ketë drejtori i Magjistraturës?

Sokol Sadushi: Kjo s’është makinë e drejtorit. Ka 4 vjet që kërkojmë makinë për trajnime. Shkolla ka vetëm një makinë të vjetër që harxhon shumë.

Hyseni: Faleminderit që keni zgjedhur një gjirokastrite për relator.

Fino-Hysenit: Me se lëviz ti?

Hyseni: Unë dhe ti kemi dieta, kemi edhe karburant

Fino: Po të masësh km që bëjmë ne dalim me këpucë të kuqe. Edhe këta kanë dieta.

Hyseni: Të vëmë dorën në zemër e t’u japim një pesë milionëshe, t’i mbushim mendjen Erjon Braçes.

Fino: Nëse e shikoni që unë jam relator për shkak të origjinës unë largohem.

Sadushi: është fyerje që përmendët çështjen e makinës, heq dorë nga kërkesa.

Fino: po pse na lodhe kot.

Politike “Ke makinë ti?’ Plas xhelozia brenda PS: T’u japim një 5 milionëshe t’i mbushim mendjen Erjon Braçes