Aktualitet15 Korrik 2019, 18:43

‘Kemi bërë 10 protesta, por nuk e kemi rrëzuar Ramën’, Arben Ristani thumbon Bashën: Amerika nuk na e lejon dhu

Shkruar nga Pamfleti
‘Kemi bërë 10 protesta, por nuk e kemi rrëzuar

'Kemi bërë 10 protesta, por nuk e kemi rrëzuar Ramën', Arben Ristani thumbon Bashën: Amerika nuk na e lejon dhunën

Ish-numri dy i Partisë Demokratike dhe ish kryetari i KQZ-së, Arben Ristani me anë të një postimi të shkurtër në rrjetet sociale duket i dorëzuar se PD-ja mund ta rrëzojë Edi Ramën.

Ai thumbon Lulzim Bashën, duke thënë se nuk ka gjetur rrugën e duhur për largimin e Ramësn si kryeministër.

Postimi i Ristanit:

Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Me tha shitesja e bukes sot.
Dicka mermerita neper buze dhe u largova.

Rruges mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.

Ti thosha qe do e largojme me protesta. Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s’e kemi larguar dot.
Ti thosha se do e largojme me dhune. Ne s’jemi per dhune, por edhe partneret tane amerikane e europiane s’na lejojne.

Mund ti kisha thene: hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete, por nuk do ishte serioze.
Ne fakt ka nje rruge tjeter, por ate s’ja thosha dot shiteses se bukes sepse nuk do me kuptonte.

Aktualitet 'Kemi bërë 10 protesta Arben Ristani thumbon Bashën: Amerika nuk na e lejon dhunën por nuk e kemi rrëzuar Ramën'