Bota12 Prill 2019, 19:17

Këngëtari i njohur alarmon familjen e Michael Jackson: Së shpejti do të rrëfej eksperiencën me të

Shkruar nga Pamfleti

Këngëtari i njohur alarmon familjen e Michael Jackson: Së shpejti do të rrëfej eksperiencën me të

Skandalet seksuale në Hollivud kanë pushtuar mediat botërore kohët e fundit. Lajmi më shokues ishte ai i pedofilisë së Michael Jackson gjatë gjithë jetës së tij. Dy burra e akuzuan publikisht këngëtarin për abuzim seksual kur ata kanë qenë fëmijë. Madje dhe e motra e pranoi publikisht pedofilinë e vëllait.

Gjatë këtij viti u lansua një dokumentar ku akuzohej Michael Jackson për abuzime seksuale me të mitur.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto lajme shokuese një tjetër e vërtetë pritet të rrëfehet. Familja e Michael Jackson nuk do të jetë e lumtur me atë që këngëtari i njohur, Aaron Carter.  Carter ka thënë se do të flas rreth eksperiencës së tij me legjendën e muzikës, Michael Jackson.

Carter në “TMZ” ka thënë se së shpejti do ta tregoj të vërteten rreth eksperiencës së tij me Michael Jackson. Se për çfarë bëhet fjalë na mbetet të presim kur këngëtari të vendosë të rrëfehet nëse deri atëherë nuk ndodh diçka e papritur dhe ai të heshtë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Aaron Carter michael jackson Të vërtetat