COVID-19 u ka marrë jetën shumë personazheve të Show biz-it, ndërsa së fundmi është bërë me dije se nga ky virus i rrezikshëm është prekur edhe këngëtarja e famshme Pink.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një statusi në rrejte sociale, ndërsa shkruan se është infektuar edhe djali i saj 3-vjeçar.
Ajo ka bërë apel që testi të jetë falas për të gjithë pasi virusi prek këdo dhe si pasoje e testimit mund të merren masa për të parandaluar viktimat.
“Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë shfaqëm simptoma të Covid-19. Për fat të mirë, mjeku dyshoi menjëherë dhe pas testit unë dola pozitive. Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm në një masë më të gjerë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë” , tha ajo.
Tashmë këngëtarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas karantinimit dy javor ajo ka rezultuar negative me këtë virus.